ShBA do të heqë të gjitha forcat dhe pajisjet e saj nga një bazë e vogël në Niger këtë fundjavë.
Gjithashtu më pak se 500 trupa të mbetura do të largohen nga një bazë kritike dronësh në vendin e Afrikës Perëndimore në gusht, përpara një afati të caktuar më 15 shtator.
Kështu tha të premten komandanti amerikan atje, raporton AP.
Gjeneral Majori i Forcave Ajrore Kenneth Ekman tha në një intervistë se një numër i ekipeve të vogla prej 10-20 trupash amerikane, duke përfshirë forcat e operacioneve speciale, janë zhvendosur në vende të tjera në Afrikën Perëndimore. Por pjesa më e madhe e forcave do të shkojnë në Evropë, të paktën fillimisht.