Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë të shqetësuara për thellimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Pentagoni shprehu shqetësimin për lidhjet në rritje midis këtyre dy vendeve, atëherë kur Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut për vizitën e tij të parë në 24 vjet, shkruan Sky News.
“Bashkëpunimi i thelluar është diçka që duhet të jetë shqetësuese, për këdo që është i interesuar të ruajë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, ka thënë gjeneralmajori Patrick Ryder, zëdhënës i Pentagonit.