Diplomatët amerikanë dhe rusë sot do të kenë bisedime të nivelit të lartë në Stamboll, konfirmoi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Bisedimet zhvillohen me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy kombeve, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si funksionojnë ambasadat e tyre.
Gjatë një konference për shtyp në Katar, Lavrov shtoi se fokusi do të jetë në krijimin e kushteve më të mira për diplomatët rusë në SHBA dhe homologët e tyre në Rusi, pas një sërë mosmarrëveshjesh mbi nivelet e personelit dhe pronat e ambasadave, për të cilat ai fajësoi administratën e Joe Bidenit, raporton Reuters.
“Diplomatët tanë të nivelit të lartë, ekspertët, do të takohen dhe do të shqyrtojnë problemet sistematike që janë akumuluar si rezultat i aktiviteteve të paligjshme të administratës së mëparshme për të krijuar pengesa artificiale për aktivitetet e ambasadës ruse, të cilës ne, natyrisht, i reaguam dhe krijuam gjithashtu kushte të pakëndshme për punën e ambasadës amerikane në Moskë”, ka thënë Lavrov.