Pothuajse 20 mijë njerëz kanë pësuar ndërprerje të energjisë elektrike pas një sulmi rus në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, sipas raportimeve.
Sulmi gjatë natës në rajonin verilindor Sumy la 18 mijë e 500 njerëz në 72 qytete dhe fshatra pa energji, thanë zyrtarët rajonalë, raporton Sky News.
Rajonet shtrihen në kufirin rus, fqinj me rajonin e Kurskut.
Sulmet bombarduese në Sumy janë shtuar që nga inkursioni i Ukrainës.
Objektet energjetike të Ukrainës kanë qenë gjithashtu një objektiv pothuajse i përditshëm i sulmeve ruse gjatë gjashtë muajve të fundit.