Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka telefonuar homologun e tij francez, Jean-Noël Barrot,për të diskutuar për planet e presidentit Trump për situatën në Ukrainë.
Kjo telefonatë erdhi përpara një takimi në Arabinë Saudite javën e ardhshme që sekretari i Shtetit, Marco Rubio, këshilltari i sigurisë kombëtare i Trump-it, Michael Waltz, dhe i dërguari i Lindjes së Mesme, Steve Witkoff do të zhvillojnë me zyrtarë të lartë ukrainas, raporton AP.
Në bisedën me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, Rubio “theksoi vendosmërinë e presidentit Trump për të arritur, nëpërmjet negociatave, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Francën për këtë qëllim”.
Trump ka alarmuar Francën dhe vendet e tjera evropiane me kritikat e tij ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Evropës më gjerësisht.