Rebelët Houthi sulmojnë me raketa Tel Avivin, 16 të plagosur

Dy ditë pas bombardimit të rebelëve shiitë Houthi, Izraeli tha sot se një raketë e lëshuar nga Jemeni kishte goditur Tel Avivin, duke plagosur 16 persona.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, Houthi-t kanë nisur disa sulme kundër Izraelit në solidaritet me palestinezët.

“Pasi u dëgjuan sirenat në Izraelin qendror, u zbulua një raketë e lëshuar nga Jemeni dhe u bënë përpjekje për ta kapur atë, por pa sukses”, tha ushtria izraelite.

Pas sulmit, 16 persona janë plagosur.

Të enjten, Izraeli bombardoi portet Houthi dhe infrastrukturën energjetike në Jemen, duke vrarë nëntë persona, thanë huxhët.

Rebelët, nga ana e tyre, morën përgjegjësinë për gjuajtjen e dy raketave dhe një dron kundër “objektivave ushtarake izraelite” në Jaffa.

Ndërkohë, Houthis, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, sulmojnë rregullisht anijet që ata besojnë se janë të lidhura me Izraelin, SHBA-në ose Britaninë në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *