Ish-politikani Fuad Ramiqi, ka folur për arrestimin e kosovarit Liridon Rexhpi nga autoritetet turke, nën dyshimin se ishte agjent i shërbimit sekret izraelit, Mossad.
Ramiqi tha se “Mossadi është këmbëkryq” në Kosovë dhe se sipas tij, zakonisht, agjenturat e Mossadit shkojnë në shërbim të njollosjes dhe luftimit të liderëve palestinezë.
“Mossadi është këmbëkryq në Kosovë. Zakonisht, agjenturat e Mossadit shkojnë në shërbim të njollosjes dhe luftimit të liderëve palestinezë që nga formimi i saj dhe në rastin e fundit që kanë ndodhur, kanë rekrutuar edhe agjentë edhe në Iran, Arabi e vende të tjera”.
“Turqia, është aq e afërt me neve, sikur ta them një bosht Kosovë – Turqi – Amerikë, për interesa tona vitale, kjo nuk do të ndikojë në raportet dhe nuk do të bëhet bujë”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai foli për rastin e Rexhepit, i cili dyshohet se punonte si financier i një rrjeti të Mossadit në Turqi, për të cilin tha se është me rëndësi të dihet se për çka janë të dedikuara ato para.
“Nëse këto para janë dedikuar për atë punë që e kanë thënë institucionet turke, pra që të financohen njerëzit që kanë për t’i përcjellë, incizu, fotografu liderët palestinezë, kanë të bëjnë me një agjenturë që do ta sanksionojnë”, tha ai./Klan Kosova/