Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se raketat drejt qyteteve izraelite sot janë lëshuar nga pjesa veriore e Libanit. 294 venbanime izraelite, me dy milon banorë, u detyruan të futen strehimoreve.
Ushtria izraelite ka thënë se kjo ishte hera e parë që raketat e Hezbollahut u lëshuan nga Libani verior, kujtojmë se ditë më parë zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se kishin shkatërruar 2/3 e kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut, si duket, ky sulm kundër Izraelit ishte për ta përgënjeshtëruar këtë.
Mediat izraelite së fundmi nuk fshehin shqetësimin e izraelitëve për këtë situatë dhe dobësitë e shfaqura në mbrojtjen ajrore.