Studentët mblidhen para fakulteteve të tyre përpara se të shkojnë në Parlamentin serb në Beograd. Pritet që atyre t`u bashkohen edhe grupe të tjera qytetarësh që vijnë nga pjesë të ndryshme të kryeqyteti serb.
Sot në orën 16:00 është paraparë një protestë e madhe para Kuvendit Popullor, por studentët njoftuan se po ndërrohet vendi i protestës për arsye sigurie dhe se do të jetë në ‘Sllavija’.
Ndërkohë ka informacione se protesta do të mbahet edhe para Kuvendit, por se skena do të ngrihet edhe në ‘Sllavijë’.
Një numër i madh qytetarësh kanë pritur mbrëmë nxënësit të cilët kanë ecur në këmbë, me biçikleta dhe kanë ardhur me transport nga vende të ndryshme të vendit.
Që nga mëngjesi i sotëm janë formuar autokolona me mjete nga qytetet e tjera, ndërsa janë anuluar disa shërbime me autobus.Studentët kanë ardhur nga Novi Sadi, Nishi, Kragujevaci dhe qytete të tjera, ndërsa në Beograd kanë mbërritur mbrëmë shumë qytetarë. Protestës pritet t’i bashkohen pedagogë, punonjës të kulturës, motoçiklistë, por edhe fermerë.
Rrugët e Beogradit janë mbushur plot që nga mëngjesi i sotëm, dëgjohen sirenat e veturave, por disa rrugë janë të bllokuara.
Transporti urban nuk funksionon nga ora 9:00, gjë që e bën edhe më të vështirë lëvizjen në qendër të qytetit.Policia është e pranishme në qendër, veçanërisht para parkut ‘Pionirski’, ku janë vendosur traktorë si barrikada, si dhe para Kuvendit.
Mbështetësit e qeverisë janë aty, prandaj ky tubim konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.
Nuk mungojnë as grupet e huliganëve, por organizatat motorrike dhe personazhe publike kanë thënë se do të kujdesen për sigurinë e studentëve.