Protestuesit brohoritën kundër Netanyahut me parulla të silla si “Vrasës”, “Shporru” dhe “Ai është armiku ynë i të gjithëve”
Mbahen protesta kundër vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytezën Majdal Shams në Lartësitë e pushtuara të Golanit, ku 12 persona humbën jetën si pasojë e goditjes nga një raketë.
Netanyahu nën masa të forta sigurie, vizitoi qytezën Majdal Shams pas sulmit të 27 korrikut. Duke bërë një deklaratë në llogarinë e tij në median sociale në lidhje me vizitën, Netanyahu mbrojti idenë se ky sulm nuk mund të injorohej dhe se ata do të japin “përgjigje të ashpër”.
Një grup banorësh u mblodhën në zonë dhe protestuan kundër Netanyahut. Protestuesit brohoritën kundër Netanyahut me parulla të silla si “Vrasës”, “Shporru” dhe “Ai është armiku ynë i të gjithëve”.
Më parë është njoftuar se 12 persona, përfshirë fëmijë humbën jetën dhe se 35 persona u plagosën ku 17 prej tyre rëndë, si pasojë e një rakete që goditi më 27 korrik fushën e futbollit në qytezën Majdal Shams në Lartësitë e Golanit të pushtuar nga Izraeli.
Ushtria izraelite pretendon se “si rezultat i inteligjencës që kishin dhe vlerësimit të tyre” raketa u hodh nga veriu i qytetit Sheba në jug të Libanit dhe njoftoi se Hezbollahu libanez ishte përgjegjës.
Ndërsa Hezbollahu libanez mohoi akuzat se sulmi në Majdal Shams ishte kryer nga ata dhe njoftoi se “ata nuk kishin ndonjë lidhje me ngjarjen”.
Kabineti izraelit i Sigurisë caktoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant që të caktojnë se kur dhe si do të ishte përgjigjja ndaj Hezbollahut pas sulmit në Majdal Shams.