Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, të mërkurën e ka shkarkuar ministrin e Financave Christian Linder, i cili vie nga radhët e FDP-së.
Ky vendim i shefit të qeverisë gjermane tani ka shkaktuar kaos në skenën politike atje, pasi vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme.
Siç raportojnë mediat gjermane, tani Scholz pritet të kryesojë një qeveri të pakicës me Social Demokratët e tij dhe të Gjelbërit, partia e dytë më e madhe e vendit.
Socialdemokratit do t’i duhet të mbështetet në një shumicë parlamentare të forcave të ndryshme politike për të miratuar ligje dhe ka në plan të thërrasë një votëbesim në qeverinë e tij më 15 janar, gjë që mund të çojë në zgjedhje të parakohshme në fund të marsit.
Shefi të qeverisë gjermane, deklaroi se do t’i kërkonte kreut të konservatorëve të opozitës Friedrich Merz, që është shumë përpara në sondazhe, mbështetjen për miratimin e buxhetit dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake.
E përgjigja për këtë nga lideri opozitar Merz, do të vijë të enjten në mëngjes.
Rënia e koalicionit mes tre partive është pika kulmore e muajve të tërë mosmarrëveshjesh mbi politikën buxhetore dhe drejtimin ekonomik të Gjermanisë.
Kurse, popullariteti i qeverisë ka rënë dhe forcat e ekstremit të djathtë dhe të majtë janë në rritje.
“Ne kemi nevojë për një qeveri që është në gjendje të veprojë, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tonë,” deklaroi Scholz të mërkurën në Gjermani.
Kancelari gjerman e shkarkoi vartësin e tij, për shkak të pengesave shkaktuar prej tij lidhur me mosmarrëveshjet buxhetore.
Ai e akuzoi ministrin se ka vendosur partinë para vendit dhe ka bllokuar legjislacione pa ndonjë bazë.
Ky veprim i Olaf Scholz, erdhi veç disa orë pasi në Shtëpinë e Bardhë u rikthye Donald Trump.
E kriza politike në Gjermani, mund të ndikojë edhe tek vendet e tjera evropiane dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi.