Policia Financiare hyn në ITSHKSH

Mediat e RMV sapo kanë mësuar se Policia Financiare sot ka qëndruar në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Ky hap i Policisë Financiare vjen pas lajmeve të shumta se drejtori Skënder Asani ka punësuar katër familjar të afërm të tij, por edhe për dyshime për keqpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, ku Asani njëkohësisht derisa ushtron postin e drejtorit ka hapur edhe Organizatë joqeveritare, përmes së cilës ka marr fonde nga institucionet e shtetit.

Për dyshimet e punës së drejtorit Skender Asani ka ngritur lëndë edhe Komisioni për Anti-Korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *