Opozita serbe – qeverisë së Vuçiqit: Vendosni sanksione kundër Rusisë, njihni Kosovën shtet

Opozita serbe ka paraqitur një plan ku përfshihen disa pika. Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviç u deklaruan se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ambasadori rus duhet të ndalohet, shërbimet e inteligjencës serbe duhet t’i nënshtrohen Perëndimit dhe Ukrainës duhet t’i jepet municion dhe armë.

Po ashtu, ata kanë theksuar se duhet të njihet shteti i Kosovës

Sipas opozitës, kjo është politika që e çon Serbinë në të ardhmen.

Kjo politikë duhet të jetë si më poshtë:

vendosja e sanksioneve kundër Rusisë në të njëjtën mënyrë si BE-ja dhe të gjithë anëtarët e saj;
ndalimi i mediave të kontrolluara nga Rusia në territorin e Serbisë;
dërgimi i armëve dhe municioneve në Ukrainë për mbrojtjen e saj;
reforma e plotë dhe urgjente e shërbimeve inteligjente të Serbisë dhe strukturës dhe organizimit të saj sipas modelit dhe vlerave të shërbimeve perëndimore;
barazimi i pozitës dhe statusit të personave të zhvendosur përkohësisht nga territori i Ukrainës me statusin që ata kanë në vendet e BE-së, kryesisht në Poloni, Republikën Çeke dhe Gjermani;
*Deklarimi i ambasadorit rus si persona non-grata në Serbi është një domosdoshmëri – deklaroi Stojkoviq, ndërsa kolegu i tij Ivan Videnoviq theksoi se anëtarësimi i Serbisë në NATO, “aleancë me ushtrinë e Kosovës”, por edhe një politikë fqinjësie e hapur me Kosovën. janë të rëndësishme

– Postulati i dytë është parashtrimi i kërkesës së Serbisë për anëtarësim në NATO.

– Ne synojmë ta përkthejmë në realitet këtë politikë që kemi thënë këtu – shtoi Stojkoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *