Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një përditësim të ri mbi rezultatet e zgjedhjeve, bazuar në të dhënat e fundit të përpunuara deri në orën 16:04.
Me tashmë 96.45% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 41.11% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban vendin e dytë me 22.28%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 17.78%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pozicionohet e katërta me 7.46%, ndërsa Koalicioni për Familjen ndodhet në vendin e pestë me 2.28%.
Numërimi i votave po vazhdon dhe pritet që rezultatet të konfirmohen në orët në vijim.