Shumë banorë në dhe përreth qytetit italian të Napolit kanë kaluar natën në rrugë dhe në makinat e tyre pas një tërmeti që tronditi ndërtesat duke shkaktuar rrënoja.
Sipas BBC, sizmologët italianë thanë se tërmeti me magnitudë 4,4 ballë të shkallës Rihter goditi në mbrëmje në orën 01:25 në një thellësi prej tre kilometrash. Furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Napolit u ndërpre.
Raportohet se në qytetin e afërt të Pozzuoli, pranë epiqendrës së tërmetit, një person i plagosur u nxor nga rrënojat e një shtëpie pjesërisht të shembur.
Napoli ndodhet në Fushat Phlegraean, një pellg vullkanik që e bën zonën në Italinë jugore të prirur ndaj tërmeteve.
“Tërmeti është ndjerë në disa zona të rajonit të Campania”, raportojnë mediat italiane.
Lëkundjet u pasuan nga të paktën dy pasgoditje më të dobëta.
Njerëzit janë parë duke lënë shtëpitë e tyre dhe duke u mbledhur në rrugët e Napolit, nga frika e më shumë lëkundjeve. Një qendër e koordinimit të shpëtimit është ngritur për të vlerësuar dëmet.
Shkollat në Pozzuoli dhe dy lagje aty pranë do të mbyllen sot në mënyrë që të mund të kryhen kontrolle të stabilitetit të ndërtesave, raportoi gazeta “Corriere Della Sera”.