Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në rastin me furnizimin me mazut të dëmshëm, shkruan Alsat.
Mickoski tha se nuk do të komentojë vendimin e gjykatës, por nënvizoi se këta persona janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe kanë rrezikuar jetën e tyre duke e shkelur të drejtën për jetë, e cila është e garantuar me Kushtetutë.
“Të presim të përfundojë hetimi dhe pasi të përfundojë mund të komentojmë se cilat janë dyshimet e bazuara për te cilat këto persona do të akuzohen. Deri atëherë do të mbetemi në atë që MPB dhe Byroja për Siguri Publike e transmetuan në opinion. 16:20 Besimi në gjykatë është i tillë si është, unë këtu nuk kam çfarë të shtoj, secili që ka gabuar para ligjit do të përgjigjet, pavarësisht se për kënd bëhet fjalë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti thotë se hetimi do të shkojë deri në fund, jo vetëm pse është dëmtuar buxheti i shtetit por para se gjithash është dëmtuar shëndeti i qytetarëve.
Sipas tij do të hetohen të gjitha rastet ku ka pasur furnizime të tilla dhe do të ketë përgjegjësi ligjore.
“Edhe njëherë dëshmohet se nuk kompromis me korrupsionin sidomos në këtë rast ku nuk është dëmtuar vetëm buxheti por është dëmtuar edhe shëndeti i qytetarëve. Kjo do të thotë se është dyfish i rëndësishëm. Është një luftë kundër korrupsionit pa etiketime etnike, ideologjike etj. Askush nuk është mbi ligjit. Do të shkohet deri në fund për këtë çështje. Është dëmtuar buxheti i shtetit por edhe shëndeti i qytetarëve”, theksoi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.
Ndërkohë BDI dhe LSDM vazhdojnë të heshtin për skandalin, në të cilin janë të përfshirë edhe ish zyrtarë të tyre.
Ish pushtetarët nuk thanë asnjë fjalë as për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, me të cilin është dëmtuar buxheti i shtetit për 167 milion euro dhe as për vendimin e gjykatës që caktoi masa të ndryshme për më shumë persona të përfshirë në këtë rast./ Alsat.mk