Mickoski e pranon: Po, jam takuar me Ali Ahmetin

Po, pas zgjedhjeve dhe pas formimit të Qeverisë, jam takuar me zotin Ali Ahmeti. Kështu është përgjigjur kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e televizionit Alsat-M, nëse është takuar së shpejti me liderin e BDI-së.

“Po, jam takuar me z.Ali Ahmeti. Ia kam transmetuar pakënaqësinë me një pjesë të BDI-së, ai i ka përmend vërejtjet e tij dhe kështu”, tha shkurt Mickoski, ndërsa komentoi edhe iniciativën për shfuqizimin e dy-tre neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Bëhet fjalë për kushtetueshmërinë e dy-tre neneve, për të cilët Komisioni i Venecias ka thënë që, ose duhet ripërpunuar, ose të hiqen. Tani nuk mund të prejudikoj se cili do të jetë vendimi i Gjykatës, por një e di – demokracia nuk ‘tavolinë suedeze’ që të zgjedhësh vetëm atë që të pëlqen”, tha për Alsat-M, kryeministri Mickoski.

Gazeta KOHA merr vesh se takimi mes Mickoskit dhe Ahmetit është realizuar javën e kaluar, ndërsa është bërë me kërkesë të kryeministrit Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *