Dronët detarë sulmuan qytetin rus Novorossiysk rreth orës 3 të mëngjesit, mes natës së 2-3 qershorit.
Pamje amatore të postuara në kanale të ndryshme në Telegram siç është Mash, Shot, Astra dhe Baza, dëgjohen shpërthimet.
Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë sa më larg dritareve dhe të fshihen nëpër dhoma që nuk kanë pamje nga deti.
Kryebashkiaku i Novorossiysk, Andrei Kravchenko, ka paralajmëruar banorët për rrezikun nga sulmet që do të vijnë nga deti.
Rrugët në afërsi të portit janë mbushur me sisteme të mbrojtjes kundërajrore, nga frika se mund të sulmohen edhe nga ajri.
Novorossiysk është shtëpia e një baze të madhe detare që është pjesët e Flotës ruse të Detit të Zi.