Izraeli ka sulmuar nga ajri në veri Liban për herë të parë që nga arritja e armëpushimit javën e kaluar. Hezbollahu ka reaguar me raketa. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
Hezbollahu tha se ka sulmuar Izraelin për shkak të shkeljeve që pretendon se ky shtet i ka bërë.
Raketa ka goditur një territor të diskutueshëm, Ferma Shebaa, të cilin e kërkojnë si Izraeli, ashtu edhe Libani.
Ky armëpushim ka sjellë një periudhë qetësie pas më shumë se një viti luftë, por tensionet mbeten të larta.