Presidenti i Kinës, Xi Jinping, përgëzoi Donald Trumpin për fitoren e tij si president i ShBA-së dhe u kërkoi të dy vendeve të gjenin “mënyrën e duhur për t’u marrë vesh”, pasi ngritja e tarifave të ShBA-së rrezikoi marrëdhëniet e të dyja shteteve që ato të kthehen në ditët e një lufte tregtare si vite më parë.
Xi të enjten tha se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Kinës janë të qëndrueshme dhe të shëndosha, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar do të presë që të dyja fuqitë “të respektojnë njëra-tjetrën (dhe) të bashkëpunojnë në mënyrë paqësore”.
Xi gjithashtu bëri thirrje për forcimin e bisedimeve për të menaxhuar siç duhet dallimet në qëndrime që kanë të dyja shtetet.
Marrëdhëniet arritën një nivel të ri pas përplasjeve për çështjet që variojnë nga tregtia dhe siguria deri te e ardhmja e Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore, duke filluar të përmirësohen vetëm në nëntor të vitit 2023 pasi Xi dhe ish-presidenti amerikan Joe Biden zhvilluan një takim për katër orë në Kaliforni, shkruan Reuters.