Hamasi konfirmoi se Haniyeh u vra në një sulm ajror nga ushtria izraelite në rezidencën e tij në kryeqytetin e Iranit, Teheran
Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, është vrarë në një sulm në rezidencën e tij në kryeqytetin e Iranit, Teheran, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, bazuar në deklaratën e Gardës Revolucionare të Iranit, shefi i Byrosë Politike të Hamasit, ka humbur jetën në rezidencën e tij në Teheran si rezultat i një sulmi terrorist.
Në sulm është vrarë edhe një trup roje i Haniyeh. Në mediat iraniane u vu në dukje se detajet rreth incidentit do të njoftohen më vonë.
Ndërkohë, Hamas konfirmoi se Haniyeh u vra në një sulm ajror nga ushtria okupatore izraelite në rezidencën e tij në Teheran.
Në njoftimin e Hamasit thuhet se Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.
Ndërkaq, ushtria okupatore izraelite refuzoi të komentojë mbi vrasjen e Haniyeh.