Kurti: Do të angazhohemi për ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur të një rëndësie të veçantë pikën e parë të rendit të ditës të mbledhjes së sotme të Qeverisë atë për shqyrtimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shefi qeveritar tha se me këtë marrëveshje do të angazhohen për avancimin e bashkëpunimit e ndërsjellë në planifikim të mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake.

Për këtë pikë që mori votat e kabinetit qeveritar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ndërmjet Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara, përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dy paltët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike dhe ngritje të kapaciteteve strategjike ushtarake”, tha ai.

Sipas Maqedoncit, një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, thellimit të kërcënimeve për sigurinë e rritjen e ndërveprueshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *