Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Dëgjo këtë artikull tani…Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i sapobetuar i Kanadasë, Mark Carney, iu përgjigj me forcë një pyetjeje në lidhje me kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta bërë Kanadanë si shtetin e 51-të të SHBA-së, duke thënë se kjo kurrë nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë.

“Personalisht, kam qenë i qartë … se ne kurrë, asnjëherë, në asnjë mënyrë, formë apo rrethanë, nuk do të bëhemi pjesë e Shteteve të Bashkuara”, tha Carney, shkruan cnn.

Ai theksoi disa dallime mes të dy vendeve “Amerika nuk është Kanada. Shikoni ceremoninë që sapo zhvilluam”, duke iu referuar ceremonisë së betimit, i cili u shoqërua me fjalime nga dy pleq indigjenë.

Lideri i ri kanadez theksoi se e respekton liderin amerikan, duke përmendur përvojën e tyre të përbashkët në sektorin privat dhe duke korrigjuar me delikatesë një gazetar që e quajti presidentin amerikan vetëm me mbiemrin e tij, pa titullin zyrtar.

“Për ta bërë të qartë, ne i respektojmë Shtetet e Bashkuara. Ne e respektojmë presidentin Trump”, tha Carney.

“Trump ka vënë disa çështje shumë të rëndësishme në krye të agjendës së tij. Ne e kuptojmë agjendën e tij. Ne e kuptojmë rëndësinë e trajtimit të plagës së fentanilit, e cila është një sfidë si në Kanada ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Pos Kanadasë, Trump ka deklaruar se pjesë e shtetit amerikan do të jetë edhe Grenlanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *