KQZ: Janë numëruar 147 nga 187 kuti nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhënat më të reja nga numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës, proces që po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. KQZ njofton se aktualisht janë numëruar 147 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica,  nga  187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme janë numëruar 147 sosh dhe kanë mbetur edhe pak derisa mendohet se numërimi i këtyre votave të përfundojë nesër.

Ndërkohë po numërohen kutitë nga komunat e Ferizajt, Junikut, Shtimes, Vushtrrisë dhe Prizrenit. Sipas të dhënave aktuale, LVV prin me 52 % të votave të numëruara deri më tani, duke pasuar LDK me 29 %, derisa PDK me 7 % dhe AAK NISMA me 3 %.

Me këtë trend të numërimit zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se deri nesër pritet të përfundojë numërimi i votave me postë dhe pastaj do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *