Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjatë ditës së sotme, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e grupit të parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.
Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:
Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, raporton EO.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë.