Kontrabandë me pije dhe dele në Zubin Potok, disa persona arratisen e një arrestohet

Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur tre vetura dhe një fugon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë, në fshatin Bube të Zubin Potokut.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit është arrestuar.

Tutje në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolike dhe jo-alkoolike.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe është cilësuar si “kontrabandë me mallra (kafshë)”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *