Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të këtij qytet dhe fshatrave përreth.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se kjo bëhet për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve.
“Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren”.
“Andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni”, thuhet në njoftimin në fjalë.