Kasami: Diaspora është pasuri dhe urë që lidh Tetovën me botën!

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në Tetovë përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Tetovës përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës. Bashkë diskutuam për projekte konkrete, për mundësitë e investimeve dhe për të ndërtuar një Tetovë më të mirë – aty ku çdo kontribut vlen dhe çdo ide bëhet realitet.
Atyre ua prezantova Tetovën si një vend ku ata dhe gjithë afaristët mund të investojnë.

Diaspora jonë nuk është thjesht një mbështetje nga larg, por partner strategjik për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror të qytetit tonë. Shumë prej investimeve që kanë marrë formë sot janë falë mbështetjes dhe dashurisë së tyre për vendlindjen.

Bashkëpunimi jonë nuk do të ndalet këtu. Jemi të vendosur që përmes një komunikimi të hapur, projekteve të përbashkëta dhe transparencës, ta bëjmë Tetovën një qytet të zhvilluar, modern dhe të denjë për të gjithë.

Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj! Tetova ju pret gjithmonë me krahë hapur!”, ka shkruar Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *