Izraeli zbulon shifrat e vërteta të humbjeve ushtarake në Gaza

Autoritetet izraelite zbuluan humbje shumë më të mëdha nga që kishin deklaruar më parë

Eksperti ushtarak, koloneli Hatem Karim Al-Falahi, për Aljazeera, ka komentuar lidhur me dekleratat e fundit të autoriteteve izraelite mbi humbjet e pësuara dhe mes tjerash tha se ishte nevojë e tyre për të treguar brenda Izraelit që vazhdimi i luftës çon në rraskapitjen e forcave të saj.

Sipas të dhënave zyrtare, Departamenti i Rehabilitimit i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite ka pranuar 10,056 ushtarë të plagosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor, me një normë prej më shumë se një mijë të plagosur të rinj çdo muaj. Në lidhje me numrin e të vdekurve të ushtrisë izraelite, të dhënat treguan se 690 ushtarë dhe oficerë u vranë që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 330 në betejat tokësore në Rripin e Gazës. Koloneli Al-Falahi konfirmon se ushtria izraelite zbulon për herë të parë shifra të mëdha në lidhje me humbjet njerëzore që pëson në Gaza dhe tha se shifra prej 10,000 lidhet me rastet e konfirmuara nga qendra e rehabilitimit të ushtrisë izraelite dhe nuk përfshin kategori që nuk i kanë deklaruar, siç janë mercenarët, dmth, shifrat reale të humbjeve janë shumë më të mëdha. Ai shtoi se lëndimet e raportuara nga ushtria pushtuese në mesin e forcave të saj do t’i sjellin humbje të mëdha autoriteteve izraelite në nivelin ekonomik, sepse ato kërkojnë kompensim dhe trajtim. Duhet theksuar se me këto shifra të reja u publikuan në dritën e mosmarrëveshjeve shumë të mëdha mes udhëheqjes ushtarake, veçanërisht midis ministrit të Mbrojtjes Yoav Galant dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu në lidhje me të nesërmen e luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *