Ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e operacioneve ushtarake tokësore të kufizuara.
Gjatë 24 orëve të fundit ushtria izraelite ka bombarduar pozicione të shumta në Libanin jugor si dhe në disa pjesë të Bejrutit. Nga ana tjetër, Hezbollah ka sulmuar përmes raketave pozicione të shumta në veri të Izraelit. Mediat izraelite kanë njoftuar se Hezbollah kanë me më shumë se 100 raketa.
Numri 2 i Hezbollahut, Naim Kasemi, në të parën dalje televizive të një drejtuesi të lartë të kësaj organizate pas vrasjes së liderit Hasan Nasrallah tha se janë gati të përballen me një sulm tokësor të çfarëdolloj shkalle nga Izraeli. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani paralajmëroi se aktet kriminale të Izraelit nuk do të lihen pa përgjigjen e merituar.