Dështimi për të ndalur luftën në Gazë. Sulmet terroriste izraelite në Tehran, Damask dhe Bejrut, në të gjithë botën arabe, grupe të shumta ushtarake, do ta shohin si dëshmi të mëtejshme të besimit të tyre se shteti i Izraelit është kërcënim të cilin me çdo kusht duhet shkatërruar.
Izraeli, duke qenë nën mbrojtje dhe i mbështetur nga fuqi të mëdha, ka kërkuar “drejtësinë” përmes vrasjeve jashtëgjyqësore. Vetëm në prill, sulmi i fshehtë terrorist izraelit në konsullatën e Iranit në Damask, vrau një gjeneral të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike – dhe e solli rajonin në prag të luftës gjithëpërfshirëse. Ka pasur shumë vrasje të ngjashme.
Njeriu që mbikëqyr këto vrasje, Benjamin Netanyahu – kryeministri i Izraelit dhe arkitekti kryesor i fushatës së vazhdueshme gjenocidale kundër civilëve palestinezë në Gazë – duhet të detyrohet të përgjigjet edhe për krimet e veta. Kryeprokurori i GjNP-së po përpiqët që kjo të ndodhë, pavarësisht kundërshtimit të ShBA-së. Por, ka pak shenja se do të ndodhë. Duke pasur parasysh shembullin që ai jep, gjasat janë që vetë Netanyahu do të bëhet shënjestër e vrasësve.
Vrasja pothuajse e njëkohshme e raportuar të martën vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukur – në një sulm ajror izraelit në Bejrutin jugor – do të ndihmojë që spiralja e tatëpjetës e Lindjes së Mesme, të vazhdojë përshpejtimin drejt shkatërrimit.
Gaza tani është arsyeja kryesore se pse Hezbollahu po gjuan raketa në territorin e kontrolluar nga Izraeli. Udhëheqësi i organizatës, Hassan Nasrallah, ka qenë relativisht i përmbajtur që nga 7 tetori, duke pasur parasysh burimet e mëdha ushtarake të cilat i ka në dispozicion. Nasrallahu thotë se sulmet ndërkufitare do të ndalen kur të ketë armëpushim në Gazë. Vrasja e Haniyehut, e zyrtarit të lartë dhe negociatorit vendimmarrës të Hamasit, armëpushimin e tillë e bën edhe më pak të mundshëm, të paktën në afatin e shkurtër. Vrasja e Shukurit është një tjetër provokim i rrezikshëm.
Vlen gjithashtu të theksohet se mes rrëmujës së shpeshtë të dërmimit nga tmerret e përditshme, sipas zyrtarëve libanezë u vranë dy fëmijë dhe 74 persona u plagosën në sulmin ajror në Bejrut. Por, përsëri, për muaj të tërë forcat izraelite kanë vrarë fëmijët e Gazës – pa u ndëshkuar. OKB-ja e vlerëson totalin në 15 mijë të vdekur.
Lufta më e gjerë të cilën Izraeli “preferon” të shmang, në fakt tashmë është duke u ndezur. Këtë muaj – pas një sulmi me dron në Tel Aviv nga militantët shiitë huti të mbështetur nga Teherani – Izraeli në mënyrë të përsëritur bombardoi portin Hudaida të Jemenit në Detin e Kuq. Netanyahu, përgjigja e të cilit për pothuajse çdo problem është dhuna ekstreme, mburrej se bombardimi “ua bën të qartë armiqve tanë se nuk ka vend të cilin nuk do ta arrijë dora e gjatë e shtetit të Izraelit”. Kjo goxha dukej si shpallje lufte, për të gjithë rajonin. Megjithatë, kjo është lufta të cilën Izraeli në fund të fundit nuk mund ta fitojë.
Edhe një herë, huthët thanë se Gaza është arsyeja kryesore se pse ata po e sulmojnë Izraelin dhe transportin në Detin e Kuq – sulme që kanë tërhequr ShBA-në dhe Britaninë në veprime të rrezikshme ushtarake. Nëse ka armëpushim, pretendojnë ata, sulmet e tyre do të ndalen. Kjo nuk është kërkesë radikale. Ky është i njëjti armëpushim i sugjeruar për Gazën, i mbështetur teorekisht (vetëm teoretikisht) nga ShBA-ja, Britania, BE-ja dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ky është i njëjti armëpushim të cilin prej muajsh e kërkojnë miliona njerëz në botën arabe, në Evropë dhe në ShBA, por jo dhe nga qeveritë e tyre, dhe këtu qëndron problemi që armpushimi nuk po ndodh.
A do të përgjigjet drejtpërdrejt Irani i poshtëruar për vrasjen e Haniyehut? A do të përshkallëzohet Hezbollahu? A do të zhytet Izraeli i përçarë – reputacioni i të cilit vazhdon të shpërfytyrohet më tej nga torturat dhe abuzimet me të burgosurit palestinez.
Lindja e Mesme është e ndërlikuar. Tanimë vështirë të gjeshë përgjigjen e duhur!