Ish-piloti i marinës amerikane, Daniel Duggan mund të ekstradohet nga Australia për t’u përballur me akuzat e ShBA për trajnimin e pilotëve ushtarakë kinezë për t’u ulur në aeroplanmbajtëse.
Ky vendim për 55-vjeçarin u mor të premten një gjykatës i Sidneit.
Shtetasi australian i natyralizuar, po përballet me akuza të ShBA-së, duke përfshirë pastrimin e parave dhe shkeljen e ligjit për kontrollin e armëve, duke trajnuar pilotët ushtarakë kinezë për të ulur në aeroplanmbajtëse. Ai i mohon akuzat.
Duggan ka 15 ditë për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës.
Vendimi për ekstradim do të merret përfundimisht nga Prokurori i Përgjithshëm i Australisë.
Jashtë gjykatës, gruaja e tij Saffrine tha se familja do t’i apelonte Prokurorit të Përgjithshëm Mark Dreyfus për të refuzuar ekstradimin, raporton Reuters.