Irani akuzoi Izraelin për sulmin që vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe tha se do të përballet me një “përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme”.
Garda Revolucionare e Iranit lëshoi një deklaratë të dytë në lidhje me vrasjen e Haniyeh në faqen e saj të internetit, duke thënë se Haniyeh dhe një nga truprojat e tij u vranë në rezidencën e tyre në orët e para të së mërkurës në Teheran.
Në deklaratë thuhet: “Pa dyshim, ky krim i regjimit sionist do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme nga fronti i fuqishëm dhe i madh i rezistencës, veçanërisht Irani Islamik”.
Qeveria iraniane po ashtu ka shpallur tri ditë zie publike për vrasjen Haniyeh njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.