Në Kosovë po shënohet sot Dita Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, ku po bëhen homazhe nga krerë institucionesh.
Në mesin e tyre është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili kërkoi nga institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për t’i bërë nderime familjeve të pikëlluara kosovare që presin lajmet për të dashurit e tyre të humbur”.
“Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur”, tha ambasadori Hovenier.