Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i. Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Arrestimi i tij është bërë të enjten në mëngjes, ka konfirmuar për KosovaPress djali i tij, Blend Kilaj.
“E kanë arrestuar sot në mengjes në orën 7, arsyet nuk dihen, e kanë derguar në zyret e EULEX për ta teanferuar pastaj në Hagë”, ka thënë ai.
Ish-komandanti i UÇK-së, Kilaj ishte arrestuar një vit më parë nga kjo Gjykatë. Lirimi i Kilajt ishte mundësuar me kusht të dorëzanisë, në maj të këtij viti.