Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Francë, më shumë e shtuan pështjellimin politik, sesa ta davarisnin atë.
Pyetja që po shtrohet tani është nëse mund të krijohet një koalicion qeverisës, diçka që nuk është parashikuar më parë në sistemin politik. Por fakti që asnjëra tre blloqet politike rivale më njëra-tjetrën nuk arriti dot numrin e 289 të nevojshëm për shumicën absolute në parlament, i detyron grupet armike të punojnë me njëri tjetrin.
“Fronti i Ri Popullor” (“Nouveau Front Populaire”, NFP), një aleancë mes ekstremistëve të majtë, socialistëve, komunistëve dhe të Gjelbërve, fitoi 182 vende: Aleanca liberale centriste e Presidentit Emmanuel Macron “Ensemble”, u rendit e dyta, ndërsa partia ekstremiste e djathtë “Rassemblement National”, Bashkimi Popullr i Marine le Pen, u spostua në vend të tretë falë një bashkimi të rrallë forcësh nga dy të parët.
Ekstremistët e djathtë fituan shumë vota, por më pak mandate. Duket se ngërci vazhdon: blloqet do të duhet të punojnë së bashku për të formuar një qeveri, në një kohë kur asnjë grup tjetër nuk dëshiron bashkimin me Bashkimin Kombëtar. Partia e Le Penit ankohet se për shkak të sistemit të maxhoritar të votimit në Francë nuk ishte në gjendje të fitonte në 577 zonat elektorale, edhe pse në shifra absolute 10 milionë vetë votuan për këtë parti.
Ndërkohë që nga ana tjetër Aleanca e majtë mundi të fitonte më shumë mandate, ndërkohë që për të votuan vetëm 6 milionë vetë. Meqënese askush nuk do të hyjë në koalicion me të si opsion mbetet bashkëpunimi midis Aleancës së Majtë dhe grupit politik të presidentit Macron. Por edhe këto dy kampe e kanë përjashtuar deri tani një bashkëpunim të tillë. Bisedimet e mundshme mes grupeve partiake mund të zgjasin disa javë.