Fidan foli në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në Shkup
Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, në lidhje me sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, tha se përgjegjësi kryesor për gjenocidin që po ndodh në enklavën palestineze është vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Fidan foli në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në Shkup.
Duke thënë se brutaliteti në Gaza po vazhdon, Fidan theksoi se përhapja e tensioneve në Bregun Perëndimor dhe provokimet kundër Xhamisë al-Aksa e kanë përkeqësuar situatën edhe më shumë.
Lidhur me sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, Fidan tha: “Përgjegjësi kryesor për gjenocidin (në Gaza) është vetë Netanyahu. Netanyahu vazhdon të mbjellë vdekje dhe terror për hir të qëndrimit në pushtet. Netanyahu saboton të gjitha përpjekjet për armëpushim, vazhdon të prishë negociatat e armëpushimit duke vendosur vazhdimisht kushte të reja”.
Duke vënë në dukje se madje edhe opinioni publik izraelit ka filluar të rebelohet kundër Netanyahut, Fidan u shpreh më tej: “Komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë Netanyahun. Të heshtësh ndaj masakrës ka kuptimin e njëjtë i të qenit bashkëpunëtor në këtë krim”.