Fërçkovski dorëhiqet nga posti i ambasadorit në OKB

Ljubomir Fërçkoski ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në OKB me seli në Nju Jork, njofton Libertas.

Fërçkoski dorëheqjen ia dorëzoi presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe për këtë e njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme. Profesor Fërçkoski pret që të pranohet dorëheqja dhe të shkarkohet nga posti me dekret të Presidentes, ashtu siç është emëruar.

I pyetur nëse dhe si do të ndikojë në punën e Misionit të Republikës së Maqedonisë në Nju Jork, Frçkoski u përgjigj:

“Nuk mendoj se në asnjë mënyrë do të ndikojë në funksionimin e Misionit në aspektin teknik, i cili deri më tani ka funksionuar vetëm në mënyrë burokratike-teknike. Por, për fat të keq, ekziston mundësia për t’i bërë dëm dhe turp të madh shtetit në një kuptim konkret dhe me rastin e një rasti konkret, thotë Fërçkoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *