Biznesmeni Fatmir Etemi u prononcua rreth kallëzimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për përdorimin e informacioneve të ndjeshme për blerje të letrave me vlerë. Etemi thotë se gjendja faktike është konstatuar në mënyrë të gabuar, gjë që ka shkaktuar huti te institucionet dhe qytetarët, ndërsa ai dëmtuar dhe i është njollosur reputacioni. “Formalisht dhe juridikisht nuk ka shkelje të Kodit Penal, Ligjit për Letrat me Vlerë dhe rregulloreve dhe akteve të miratuara nga Komisioni për letra me vlerë dhe Bursa e Maqedonisë”, thekson Etemi dhe shton se aksionet i ka blerë pasi shuma e dividendës është shpallur publikisht kurse çmimi me të cilin ai dhe familja e tij e ngushtë i kanë blerë aksionet ishte shumë më i lartë se çmimet e bursës. Sipas tij, kallëzimi ndaj tij është tentim që paraprakisht të bëhet presion mbi organet e rendit dhe të krijohet atmosferë linçimi kurse me paraqitjen e informacioneve të pavërteta të cenohet reputacioni, integriteti dhe besueshmëria e tij– thotë Fatmir Etemi në reagimin me shkrim. /Alsat.mk