Erdogan thuhet se ka një propozim të ri për Ukrainën dhe Rusinë – marrëveshja e paqes përmban shtatë pika kyçe

Nova Gazeta, e cila operon jashtë shtetit rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë, publikoi informacione për një plan të ri paqeje që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mund t’i ofrojë Kievit dhe Moskës.

Sipas informacioneve të gazetës ruse, ka një projekt-marrëveshje të re paqeje që duhet të ngrijë konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Burimi pohon se të tri palët, Turqia, Ukraina dhe Rusia, aktualisht kanë tekstin e marrëveshjes. Drafti bazohet në dokumentet e negociatave të para në Stamboll, dhe disa gjëra nga dokumentet gjatë negociatave të majit të vitit 2022 janë përfshirë në tekstin e ri”, thotë ai.

https://ff0ff7ac94655628eb169aa9d05d40eb.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Sipas burimit, projektmarrëveshja parashikon:

Angazhimi i ndërsjellë i SHBA-së dhe Rusisë për të mos përdorur armë bërthamore në asnjë rrethanë, si dhe rinovimi i Traktatit të Kufizimit Strategjik të Armëve (START-3);

Ndalimi i ndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi tjetër në çfarëdo mënyre që mund të destabilizojë qeverinë e tij;

Ngrirja e luftës përgjatë vijës së frontit ekzistues;

Garancia e statusit dhe anëtarësim në BE deri në vitin 2040 për Ukrainën;

Detyrimi për të mbajtur një referendum në vitin 2040 – referendum kombëtar për politikën e jashtme të vendit, si dhe referendume nën kontrollin ndërkombëtar në të gjitha territoret ukrainase të aneksuara nga Rusia;

Shkëmbimi i të burgosurve sipas formulës “të gjithë për të gjithë”;

Rusia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimeve, zyrtarët turq presin që Kievi dhe Moska të komentojnë këtë propozim në periudhën e ardhshme.

Ajo që duhet theksuar është se ky nuk është propozimi i parë i tillë për një marrëveshje paqeje, dhe deri më tani Kievi dhe Moska nuk kanë mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët kur është fjala për përfundimin e konfliktit.

Ndryshe, Kievi tashmë ka promovuar “Formulën ukrainase të paqes“, ku disa prej dhjetë pikave përputhen me planin turk. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *