Editorial: Memorandumi djallëzor i Shaqir Fetait

Në vendin tonë po qëndron Dr. Auad bin Sebti el-Anezij, zv. ministër i Ministrisë së Çështjeve Fetare, Thirrjes dhe Udhëzimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, me ftesë të instalacionit të shpifur nga shërbimet sekrete në krye të BFI-së, Shaqir Fetahit.
Kjo vizitë realizohet pas disa takimeve “bilaterale” dhe e protokoluar qysh më herët. Qysh në fillim të hartimit të protokolit është paraparë që zv.ministri arab t’i vizitojë disa institucione shtetërore (!!!), kryesisht ato që dejtohen nga funksionarë të BDI-së si dhe institucionet shoqërore që janë nën kontrollin e kësaj partie. Pra, ishte paraparë që zv. Ministri të takojë edhe ish-kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin dhe, ky takim ishte i regjistruar edhe në protokolin e Parlamentit. Natyrisht, nuk ishte i paraparë takimi me “kryeministrin teknik”, sepse në atë kohë as që dihej se do të ketë një kryeministër të tillë. Tani, meqë është i regjistruar në defteret e Parlamentit, natyrisht që i takon Afrim Gashit, që ta presë mysafirin arab të Shaqir Fetait. Afrim Gashi duhet të ketë kujdes nëse nuk dëshiron që t’i hajë llokumet që i hëngër nga Shaqir Fetai edhe Talat Xhaferi me rastin e pritjes së delegacionit rus të Putinit para se të shpërthejë lufta në Ukrainë. Edhe ata mysafirë rus ishin te Shaqir Fetai për “nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim ndërinstitucional”!
Pas këtij takimi me kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi, zv.ministri arab do të vizitojë edhe Universitetin e Tetovës! Po pse jo UEJL-in? Pse jo Universitetin “Nëna Terezë”! Heeej – mysafiri i lartë për çështje islame nuk do ta vizitojë Fakultetin e Shkencave Islame dhe nuk do t’u drejtohet studentëve të këtij Fakultetit, thirrësve të ardhshëm në islam?!
Po pse Shaqir Fetai nuk e parashikoi një vizitë edhe në këtë Fakultet por vetëm në UT?!
Shaqir Fetai shfrytëzon mysafirin e lartë arab për të gënjyer se BFI-ja po nënshkruan për herë të parë një memorandum bashkëpunimi! Rrenë kësisoj, sepse ai është i bindur se BFI-ja fillon vetëm që nga momenti i isntalimit të dhunshëm të tij në krye të këtij Institucioni.
Shaqir Fetai në paçavurat e veta në fb veç të tjerash e thotë edhe këtë ndyrësirë: “Memorandumi do përfshijë fusha të ndryshme duke filluar me prezantimin dinjitoz të Islamit, përfaqësimin e virtyteve të tija në shoqëri dhe angazhimin në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet bashkëkohore që preokupojnë shoqërinë muslimane në veçanti dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.”

  1. A mund të na thotë Shaqir Fetai se si ka qenë në të kaluarën prezantimi i islamit në këtë nënqiell nga teologët tanë të ndritshëm? Nuk ishte dinjitoz? Na u dashka ky memorandum i turpit që islami të prezantohet në mënyrë dinjitoze?
  2. Të bëhet përfaqësimi i virtyteve të islamit në shoqërinë tonë! Po çka është bërë deri më sot nga hoxhallarët tanë që jetën e dhanë e nuk pranuan të jenë në shërbim të agjenturave të huaja e të UDB-së? Dmth shoqëria jonë deri më sot (deri në momentin e nënshkrimit të këtij memorandumi të kotë) nuk ka përfaqësuar kurrfarë virtyti të islamit?
  3. Shaqir Fetai duhet ta dijë se, aktualisht, për momentin, shoqërinë tonë e preokupon e vetmja nevojë për shporrje të sa më shpejtë të Shaqir Fetait nga BFI-ja të cilën e ka shndërruar në “pushimore të agjenturave” e cila i lodhë skajshmërisht çështjet tona kombëtare.
    Më herët ishte traditë që myafirët e lartë shtetërorë nga vendet turko-arabe vizitat t’i shfrytëzonin për nënshkrimin e granteve për projektet me të cilat konkurronte BFI-ja, ndërsa sot Shaqir Fetai i nënshkruan memorandumet për bashkëpunim. Dhe, pa dyshim, në të tilla memorandume precizohen edhe koncesionet në mes vete për sendërtimin e bashkëpunimit në sfera të caktuara. Çfarë koncesione ofroi Shaqir Fetai?
    Fakulteti i Shkencave Islame në RMV është produkt i nënshkrimit të sërë granteve të fituara pas projekteve të shtruara gjithandej në botën arabe nga BFI! /LMR në BFI të RMV-së/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *