Nga Refik HASANI
Pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të Republikës së Serbisë,do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke u pasivizuar adresat si një pastrim etnik.
Më datën 22 të këtij muaji,Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga ashtuquajtura ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’.
Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele, gjatë gjithë kohës edhe pas datës 10 qershor të vitit 1999, ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE.
Në këtë rast pakicën Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës, dhe nuk kan dashur të pranojn realitetin e ri, për të pranuar Republikën e Kosovës.
Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë.
Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën e OKB-së.
Deri më tani jan të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që jan shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë.
Pakica Serbe e Kosovës,nuk e ka pranuar Republikën e Kosovës, dhe illegal,ishgt jan pajisuar me dokmeta të institucioneve parale të Serbisë, e që të njjajta,nga pardje edhe jan ,,legalizuar’’, nga BE-ja.
Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë, mbetën ashtu duke mos u pajisur dhe ligjërisht, sepse jan të pasivizuar, qëndrojn pa dokumenta, të vendit ku kan lindur e kan krijuar pasuri.
Që nga data 22.07.2024, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të ashtuquajtur ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’, do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po vazhdojn të diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.
Këto jan dy standarde,të ndjekura për dy shtete fqinjë, si që është Kosova dhe Serbia.
25.07.2024