Pavarësisht protestave masive, Bundestagu ka vendosur! Shumica e deputetëve kanë hedhur poshtë ligjin e azilit CDU/CSU.
Kjo u bë e ditur nga kryetarja Petra Pau pas votimit në lexim të dytë mbi të ashtuquajturin “Akt të Kufizimit të Fluksit”.
Deputetët votuan si më poshtë: 338 pro, 350 kundër dhe 5 abstenime, shkruan Blick.
Për kreun e CDU-së, Merz, ligji i refuzuar është për të ardhur keq. Sipas tij do të ishin dashur 367 vota.
Këtij votimi i ka paraprirë debat i ashpër në parlament mes shumë polemikash.