Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas), siç raporton Aljazeera, publikoi video të operacionit të kryer nga luftëtarët e saj kundër ushtarëve forcave okupatore në Tal al-Sultan, në perëndim të qytetit të Rafah.
Luftëtarët shkatërruan dy transportues të trupave Tiger, një nga dritarja e një shtëpie dhe tjetra në një rrugë në një zonë banimi të shkatërruar, të dyja nga një distancë prej disa metrash.
Luftëtarët e Al-Qassam shënjestruan gjithashtu një shtëpi në të cilën ishin vendosur ushtarë izraelitë. Videoja tregonte se ushtarët dalloheshin qartë në dritaren dhe ballkonin e shtëpisë përpara se të bombardoheshin me një mjet TPG.
Nga videoja e publikuar në Aljazeera, shifen ushtarët izraelit duke hedhur bomba tymi dhe plumba të rëndë për të mbuluar evakuimin e të vdekurve dhe të plagosurve.
Në një skenë tjetër, video tregonte luftëtarët e Al-Qassam duke bombarduar forcat okupuese me predha mortajash nga brenda një shtëpie të shkatërruar nga lufta.