Blinken në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken fillon sot një vizitë në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë Izraelin dhe disa shtete arabe. Vizita e Sekretarit Blinken, e njëmbëdhjeta në rajon që nga fillimi i luftës në Gazë, vjen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po hetojnë rrjedhjen e dokumenteve rreth planeve të Izraelit për një sulm hakmarrës ndaj Iranit, si dhe pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit Jahja Sinuar, që zyrtarët amerikanë shpresojnë do të krijojë një moment të ri për një marrëveshje armëpushimi në Gazë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *