Bërnabiq spekulon ndaj Kurtit: Po bën spastrim të hapur etnik

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në një paraqitje të saj televizive së fundi, ka bërë spekulime të rrezikshme ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Referuar zhvillimeve të fundit në veri të vendit, ajo po pretendon se kryeministri Kurti, po bën spastrim të hapur etnik.

”Nga njëra anë, më duhet të them se është mirë që të gjithë e dënojnë, mendoj, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian. Por pyetja është, nëse mjafton?”, ka deklaruar ajo për tv përva.

“Kur ne reagojmë, p.sh., duke ngritur gatishmërinë ushtarake, atëherë ata ankohen se ne jemi luftënxitës dhe se po krijojmë destabilitet dhe se është një goditje në hark’’.

Tutje ajo ka vazhduar trillimet e saj, duke përmendur marrëveshjen e vitit 2013 për të cilën akuzon palën kosovare se nuk ka zbatuar asnjë pikë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *