Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano sot në një konferencë ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, themelimin e të cilit ai e quajti si kërkesë dhe obligim të kahmotshëm për Kosovën.
Ai u shpreh se nëse Kosova nuk e realizon këtë gjë, sipas tij, nuk është një sinjal pozitiv për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është një kërkesë e kahershme, obligim i kahershëm nga ana e Kosovës, kështu që duhet të realizohet urgjentisht”.
“Nëse Kosova nuk arrin ta realizojë këtë, atëherë nuk do të shihet si një shenjë pozitive e vullnetit për të vazhduar rrugën e normalizimit, e cila tani është e lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën e saj të anëtarësimit në BE”, është shprehur ai.