Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, ka lavdëruar presidentin amerikan Joe Biden “për vendosjen e interesave të ShBA-së mbi interesat e tij duke u tërhequr nga gara”.
Baerbock tha përpara një takimi të ministrave të BE-së në Bruksel se ajo “ka” respekt të madh për vendimin e presidentit.
“Bideni ka bërë gjithashtu një shumë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet transatlantike, dhe jo vetëm gjatë mandatit të tij si president”, tha ajo, raporton Sky News.
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky tha se vendimi i Bidenit për t’u dorëhequr tregon se ai është një burrë shteti – pasi ai tha se Evropa duhet të jetë gati për një fitore republikane ose demokrate në nëntor.