Sektori për Punë t Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 65 vjeçarin R.M. nga Gostivari i cili dyshohet se ka vjedhur një biçikletë.
“Me datë 15.07.2024 në ora 20:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin R.M (65) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka vjedhur një biçikletë. Biçikleta e vjedhur iu gjet dhe iu kthye pronarit. R.M. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.