Thirrjet për bojkot të marketeve, kreu i lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafillov, i sheh të arsyeshme dhe si rezultat i rritjes së palogjikshme të çmimeve nga tregtarët e pandërgjegjshëm. Ai thotë se institucionet duhet të ndërmarrin veprime me rigoroze ndaj tregtarëve që përfitojnë nga rrogat, edhe ashtu të ulëta, të qytetarëve.
“Është e rëndësishme të theksoj se secili vendos vetë nëse do të bojkotojë. Unë zgjedh të bojkotoj dhe vlerësoj se padëgjueshmëria qytetare të cilën do t’ua tregojnë këtyre tregtarëve të pandërgjegjshëm do të jetë alarm i mjaftueshëm, por, kuptohet, ne si Lidhje e Sindikatave të Maqedonisë kur kemi publikuar shportën minimale konsumatore e cila tani arrin në 63 mijë, kemi paralajmëruar se do të ndërmarrim hapa dhe masa shumë më rigoroze sesa bojkoti njëditor. Megjithatë dua të theksoj se qytetarët tanë kanë treguar se madje edhe të dielën kur nuk duhet asgjë të punojë, dinë të shkojnë nëpër dyqane ose qendra tregtare të harxhojnë rrogat që janë edhe ashtu të ulëta. Vlerësoj se mekanizmi represiv, gjegjësisht dënimet, duhet të rëndojnë mbi tregtarët dhe kuptohet se duhet me gisht të tregohen se cilët janë të pandërgjegjshmit për dallim nga të ndërgjegjshmit, se s’mundemi t’i fusim të gjithë në një kosh. Aksioni i radhës do të duhet të ishte madje që nesër dhe pa asnjë paralajmërim, që të mos kenë mundësi të përgatiten,” tha Sllobodan Trendafillov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. /alsat.mk